Members | Sign In
All Forums > Përmeti!!!
avatar

KY ESHTE PAK A SHUME PERSHKRIMI I QYTETIT TIM!!

posted Nov 22, 2010 22:41:08 by permetari
HISTORIA
Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rën i gjallë në duar të armiqve ishte hedhur nga maja e "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.

Në qytetin e trandafileve siç e quajnë me përkëdhelje banorët e tij, nxënsit ndjekin mësimet në dy shkollat 9-vjecare, në shkollën "Nonda Bulka" dhe atë "Meleq Gosnishti" dhe në gjimnazin "Sami Frashëri".

KULTURA
Në qytet vërehet një tolerancë fetare.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Malshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.

Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.

Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos=Vjosa në Greqisht) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, para dy viteve është hapur edhe nje stacion televiziv i ri Tv Përmeti...

Do të hash e të bësh qejf,
strofrën shtruar si për mbret,
pastërtore për hysmet,
të tillë gjen veç në PERMET!!!
Login below to reply: